Site icon Telegrafi

Idriz Voca ndodhet në Turqi për testet mjekësore, pritet të nënshkruajë për Ankaragucu

(Foto: Instagram/idriz_voca)

Klubi turk, MKE Ankaragucu, i ka siguruar shërbimet e futbollistit të Kosovës, Idriz Voca – njofton CNN Turk.

Futbollisti defensiv ka arritur në Ankara, ku fillimisht do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se ta nënshkruajë kontratën.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit nga Superliga turke, Fatih Mert, në një postim në rrjetet sociale.

(Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Ai i ka njoftuar tifozët e klubit se pas testeve të zakonshme mjekësore, lojtari shqiptar do t’i bashkohet ekipit të Ankaragucu.

23-vjeçari, i cili largohet nga FC Luzerni, pritet që gjatë kësaj jave ta mbyllë kontratën dhe të zyrtarizohet si lojtari ri i klubit turk. /Telegrafi/

Exit mobile version