LAJMI I FUNDIT:

“IDF ka vrarë 440 anëtarë të Hezbollahut”, deklaron zëdhënësi i ushtrisë izraelite

“IDF ka vrarë 440 anëtarë të Hezbollahut”, deklaron zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari së fundmi ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet në luftën midis Izraelit dhe grupeve militante.

Ai tha se ushtarët “po vazhdojnë të luftojnë dhe operojnë në Liban” dhe dy divizione po manovrojnë në terrene urbane dhe të tjera.

“Deri më tani 2,000 objektiva të Hezbollahut janë shkatërruar”, tha Hagari.


“Ushtarët tanë po mbledhin shumë armë nga Hezbollahu”, shtoi ai, shkruan skynews.

Hagari tha se trupat së fundmi bastisën një qendër komandimi dhe kontrolli që i përkiste Hezbollahut dhe “e shkatërruan plotësisht”.

Gjithashtu, ai njoftoi se ushtria izraelite ka arritur të vrasë 440 anëtarë të Hezbollahut”.

Zëdhënësi i IDF vazhdoi duke thënë se Hamasi “mund të përpiqet të kryejë sulme” në përvjetorin e sulmit të 7 tetorit.

“Ne supozojmë se në datën e përvjetorit ata do të përpiqen të kryejnë sulme terroriste kundër komandës së frontit të brendshëm”.

Ndryshe, Hagari u deklarua edhe rreth kundërpërgjigjes izraelite ndaj raketave të Iranit.

“Ne do të përgjigjemi në mënyrën dhe kohën në të cilën ne vendosim”.

“Ne do të përgjigjemi me veprime dhe jo me fjalë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori