LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: VLEN-i s’duhet të jetë kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtetit

Ibrahimi: VLEN-i s’duhet të jetë kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtetit

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi thotë se “VLEN-i nuk është dhe nuk duhet të jetë një kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtetit”.

“Ideja e ngritjes së VLEN-it ka qenë dhe mbetet rrënimi i një sistemi të kalbur dhe zëvendësimi me një sistem të ri, pa korrupsion, si dhe me një vizion të ri të përfaqësimit. Nga një lëvizje opozitare, në të kaluarën, në një koalicion qeverisës sot VLEN-i nuk është dhe nuk duhet të jetë një kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtet. VLEN-i është përtej kësaj – ky koalicion është përmbysje e një regjimi që për 22 vjet ishte përfaqësimi më i dobët për shqiptarët, që në fund u metaforizua me qendra tregtare si Soravia dhe me listën e zezë amerikane të personave non-grata. Prandaj, në VLEN debatet për numra, për përqindje dhe për “kulaç” kanë qenë dhe mbeten çështje periferike. Pyetja e vetme që ka rëndësi – atëherë dhe sot – është: a jemi ne ata që do ta rrënojmë regjimin dhe do të bëjmë ndryshimin?

Në zgjedhjet e kaluara qytetarët shqiptarë na besuan për këtë dhe na mandatuan. Edhe zgjedhjet e ardhshme e kërkojnë përgjigjen e njëjtë. VLEN është ideja që VLEN”, ka shkruar Ibrahimi.


Ky shkrim i Ibrahimit vjen pas disa zërave që qarkullojnë në opinion për largimin e mundshëm të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN.

Taravari më herët theksoi se në koalicionin VLEN situata është relativisht e mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Drejtësi
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Kalo në kategori