Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull kosovar, duke i bërë presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5,000 euro dhe detyruar atë që në shtëpinë e tij t’i sjellë dokumentet personale të viktimës, veprim të cilin viktima e kishte bërë nga frika.
Rasti ka ndodhur më 20.09.2021, në ora 15:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull kosovar, duke i bërë presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5000 euro dhe detyruar atë që në shtëpinë e tij të ja sjell dokumentet personale të viktimës, veprim të cilin viktima e kishte bërë nga frika”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/