LAJMI I FUNDIT:

Hyundai Ioniq 6 mund të jetë vetura N më e fuqishme

Hyundai Ioniq 6 mund të jetë vetura N më e fuqishme

Hyundai tashmë është duke punuar në modelin e dytë elektrik N dhe mediat raportojnë se Ioniq 6 do të dalë në vitin 2025.

Ioniq 6 përmban dy motorë që besohet se do të zhvillojnë më shumë se 614 kuaj fuqi.

Spekulohet se modeli i ri mund të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë se modeli i kaluar.


Kur Hyundai zbuloi modelin RN22 vitin e kaluar, thanë se ishte “paraqitje e shkurtër” e një modeli të ardhshëm N. Ajo makinë kishte 577 kuaj fuqi.

Megjithatë N, ende nuk po heq dorë nga modelet e makinave me gaz.

Por thuhet se modelet elektrike N do të jenë më të përhapura.

Kjo për faktin se në mbarë botën ekzistojnë rregullore të rrepta për emetimin e gazit. /Telegrafi/