Site icon Telegrafi

Hyseni: Po punohet intensivisht në qendrën multifunksionale për studentë, të moshuar dhe familjet në nevojë

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet me ritëm të shpejt për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore në Gjilan.  

Për të për parë ecurinë e punimeve në këtë vend punishte ishte kryetari i Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni.

“Po punohet intensivisht për një projekt të rëndësishëm që do të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për qytetarët tanë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi në kuadër të këtij projekti, do të ndërtohet objekti që ofron bujtinë për studentë, një hapësirë e dedikuar për 30 studentë.

Hyseni shtoi se do të ketë edhe kuzhinë humanitare me kapacitet për të siguruar 200 shujta në ditë për ata që kanë nevojë më së shumti, si dhe një qendër ditore për 100 të moshuar, ku sipas tij,  të moshuarit mund të kalojnë kohën e tyre në mënyrë cilësore dhe me kujdesin e duhur.

“Ky projekt do të realizohet në një lokacion të qasshëm, duke siguruar shërbime të lehta dhe të përshtatshme për të gjithë përfituesit”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version