Pasi pati nën kontroll shumicën e trafikut ajror mbi Kosovë që prej vitit 2014, Hungaria do të vazhdojë ta bëjë këtë për “një periudhë të pacaktuar” pasi prillit, kur skadon edhe marrëveshja aktuale pesë vjeçare, ka konfirmuar NATO.
Hapësira e sipërme ajrore mbi Kosovën – qielli mbi 3048 metra nga sipërfaqja e Tokës – do të mbetet nën kontrollin e një kompanie shtetërore hungareze për “një periudhë të pacaktuar” pasi marrëveshja aktuale pesëvjeçare të nënshkruar në vitin 2014 “për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror dhe aktiviteteve të tjera relevante në hapësirën ajrore të caktuar mbi Kosovën” skadon më 3 prill.
Marrëveshja e nënshkruar midis Hungarisë dhe forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, në prill të vitit 2014, thotë se “ajo do të zgjatet automatikisht për një periudhë të pacaktuar, vetëm në rastet se secila palë ka paraqitur një njoftim me shkrim të paktën gjashtë muaj para përfundimit të periudhë fillestare “.
“Asnjë nga palët nuk ka paraqitur një njoftim me shkrim”, tha për BIRN një zyrtar i NATO-s të hënën në një përgjigje me shkrim. “Ekspertët po ndërmarrin hapat e domosdoshme për të ripërtërirë marrëveshjet operacionale dhe teknike”, thuhet në përgjigjen e NATO-s.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror e Kosovës, AshNA, kontrollon vetëm hapësirën ajrore më të ulët në vend, duke arritur në rreth 20 për qind të fluturimeve komerciale hyrëse dhe dalëse në vend. Pjesa e mbetur prej 80 për qind e trafikut ajror në hapësirën ajrore të sipërme kontrollohet nga Hungaria.
Një kompani shtetërore hungareze, HungaroControl, ofron shërbime të trafikut ajror për hapësirën ajrore të sipërme sipas marrëveshjes me NATO-n.
Të dhënat nga HungaroControl, nga maji i vitit 2018, thanë se aktiviteti në “hapësirën ajrore të lartë në Kosovë është rritur ndjeshëm me 33.85 për qind, krahasuar me të dhënat e majit 2017.” Vetëm gjatë majit 2018 grafikët tregojnë se pati 11,649 operacione në hapësirën ajrore të sipërme.
HungaroControl tha se trafiku ajror në hapësirën ajrore të Hungarisë ishte rritur pothuajse dhjetëfish, në përputhje me trendet globale, gjatë viteve. “Deri në fund të vitit 2018, kompania siguroi trafik të sigurt për më shumë se një milion avionë,” tha ajo.
“Kjo vlerë tepër e lartë përfshin gjithashtu hapësirën ajrore të sipërme mbi Kosovën”, thuhej në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të HungaroControl në janar.
Të ardhurat e fituara nga nisjet dhe ardhjet në aeroportin e Prishtinës, drejt dhe nga rreth 25 destinacione, shkojnë për AShNA-n e Kosovës.
“Vitin e kaluar ne fituam 4 milionë euro nga kjo, ndërsa hapësira ajrore e sipërme duhet të kishte gjeneruar rreth 6,7 deri 7,8 milionë euro, por nuk kemi të dhëna të sakta për këtë”, tha drejtori i AShNA-s, Bahri Nuredini, për BIRN.
Një ilustrim i mënyrës si fluturimet që vijnë nga vendet perëndimore drejt Kosovës duhet të shmangin hapësirën ajrore të Serbisë.
Nëse Kosova do të kishte kontroll të plotë mbi hapësirën e saj ajrore të sipërme, vendi mund të fitonte miliona euro në vit. Kosova mund të krijojë “një minimum prej 100 vendesh të reja pune për qytetarët e saj, ndërsa nga aspekti financiar do të fitonte 6 deri në 8 milionë euro shtesë në vit”, tha Nuredini.
Ai shtoi se tarifat aktuale përcaktohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, i cili “ka të drejtën të ulë ose të rrisë tarifat kur vlerëson zhvillimin e politikës kombëtare”.
Sipas AShNA, viti 2018 pa mbi 16,000 operacione komerciale, një rritje prej 12 për qind nga viti i kaluar.
NATO ka kontrolluar hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës, mbi 3,048 metra, që kur konflikti me Serbinë përfundoi në vitin 1999, kur ajo ia dorëzoi këtë detyrë Hungarisë anëtare të NATO-s.
Për shkak të marrëdhënieve aktuale të vështira të Kosovës me Serbinë, e cila nuk e njeh atë si një shtet, ka vetëm dy korridore të hapura përmes Maqedonisë për fluturime komerciale.
“Fluturimet nga vendet perëndimore që vijnë në drejtim të Kosovës duhet të shmangin hapësirën ajrore të Serbisë dhe Malit të Zi”, vuri në dukje Nuredini. /Kallxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës