Huawei ka kombinuar një dizajn në formë libri me një mekanizëm palosjeje me ‘hinge’ për smartfonin e tij të ri të quajtur Pura X, i cili është prezantuar në Kinë.
Pura X ka një ekran kryesor 6.3 inç me raport 16:10 dhe orientim vertikal. Në panelin e jashtëm, janë të vendosura tri kamera dhe një ekran katror 3.5 inç.
Dizajni i veçantë i këtij smartfoni lejon që ai të rrotullohet kur hapet dhe të përdoret si një smartfon standard. Megjithatë, kur paloset, mekanizmi i ‘hingës’ qëndron anash.
Kur është i palosur, Pura X ka një lartësi prej 143.2 mm dhe një gjerësi mbresëlënëse prej 91.7 mm, duke e bërë atë më të shkurtër, por shumë më të gjerë se shumica e smartfonëve të fundit. Kur hapet, përmasat e tij ndryshojnë në 91.7 x 74.3 mm, një përmasë e pazakontë, por ndoshta e përshtatshme për përdorim të përditshëm.
Huawei Pura X: Detaje mbi ekranin, kamerat dhe çmimet
Të dyja anët e Huawei Pura X janë të pajisura me LTPO OLED panele me një frekuencë rifreskimi prej 120 Hz, ndërsa ekrani i palosshëm mbështet një ndriçim maksimal prej 2500 nit.
Ekrani i jashtëm ofron mundësinë për të vendosur sfonda të ndryshme, duke përfshirë opsione “live” me animacione të personalizuar. Gjithashtu, përdoruesit mund të përdorin kamerën, të lexojnë mesazhe, të kenë qasje në aplikacionet e shëndetit, të bëjnë thirrje dhe të menaxhojnë muzikën pa e hapur telefonin.
Për më tepër, është e mundur të pranohen thirrje ndërsa telefoni është i palosur. Altoparlanti për biseda ndodhet ngjitur me blicin LED, ndërsa ekrani i jashtëm është i orientuar përballë përdoruesit.
Sistem kamerash të avancuar
Huawei Pura X është i pajisur me një konfigurim me tre kamera të vendosura në një rresht:
Kamera kryesore 50 MP me hapje diafragme f/1.6, sensor RYYB dhe optikë të stabilizuar (OIS).
Kamera ultra e gjerë 40 MP me hapje f/2.2 dhe sensor RYYB.
Kamera telefoto 8 MP me 3.5x zmadhim optik dhe stabilizim optik të imazhit (OIS).
Përveç tyre, ka një sensor spektral të imazhit i cili debutoi fillimisht në serinë Mate 70 Pro.
Për video-thirrje, kamera selfie 10 MP është vendosur në një vrimë të vogël në ekranin kryesor, e cila bëhet funksionale kur telefoni është i hapur.
Konstrukti dhe performanca
Hinge-ja e Pura X ka një dizajn klasik “suze” dhe përbëhet nga komponentë të qëndrueshëm për t’i bërë ballë përdorimit të përditshëm.
Telefoni gjithashtu mbështet lidhje satelitore, por kjo funksionalitet është i kufizuar vetëm në satelitët kinezë dhe në disa konfigurime të veçanta të memories.
Bateria dhe Karikimi
Pura X ka një bateri me kapacitet 4.720 mAh, e ndarë në dy qeliza.
Karikim me kabllo 66W
Karikim pa kabllo 40W
Për shpërndarje më të mirë të nxehtësisë, është i pajisur me një pllakë grafiti që ofron një përçueshmëri termike deri në 2.000 W/mK.
Sistemi Operativ dhe Modelet
Telefoni funksionon me HarmonyOS 5.0, por nuk përdor versionin HarmonyOS Next.
Pura X do të jetë i disponueshëm në disa konfigurime:
12 GB RAM / 256 GB memorie për 955 euro
12 GB RAM / 512 GB memorie për 1.020 euro
16 GB RAM / 512 GB memorie për 1.145 euro
16 GB RAM / 1 TB memorie për 1.270 euro
Ngjyrat dhe edicionet speciale
Telefoni vjen në tre ngjyra standarde:
E zezë
E bardhë
Argjend
Përveç kësaj, Collector’s Edition ofron dy dizajne ekskluzive:
E gjelbër Pattern
E kuqe Pattern
Shitjet në Kinë fillojnë më 21 mars, por ende nuk ka informacione nëse Huawei Pura X do të jetë i disponueshëm në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet imazhi i mbrojtëses për iPhone 17 Air

Google përmirëson kërkimin në Gmail me Al

Kujdes çfarë flisni në praninë e Alexa, gjithçka dërgohet në Amazon

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij
Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Mercedes teston robotin humanoid Apollo - publikohen pamjet e robotit duke montuar pjesë të motorit në fabrikat gjermane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria