LAJMI I FUNDIT:

Huawei lanson laptopët MateBook!

Huawei lanson laptopët MateBook!

Shumica e njerëzve po e cilësojnë si një klon të Microsoft Surface. Por jo domosdoshmërisht laptopi më i ri i Huaëei që hyn në kategorinë 2-in-1 është veçanërisht i tillë, edhepse ky model është i bukur dhe elegant, duke kombinuar një dizajn të ngjashëm me iPad.

Modeli i ri i laptopit – Huawei MateBook është më i lehtë dhe më i hollë se Surface Microsoft Pro 4.

Blerësit amerikanë mund të posedojnë një Huawei MateBook duke filluar nga data 11 korrik .


Kompania kineze ka dhënë edhe detajet e kostos për secilin variant të Huawei MateBook si dhe aksesorët që mund të vijnë me laptopin, të cilat janë të listuara mëposhtë:

Intel Core m3 (4 GB RAM/128 GB) – 699 dollarë

Intel Core m5 (4 GB/128 GB) – 849 dollarë

Intel Core m5 (8 GB/256 GB) – 999 dollarë

Intel Core m5 (8 GB/512 GB) – 1,199 dollarë

MateBook Tastierë – 129 dollarë

MatePen – 59 dollarë

MateDock – 89 dollarë