LAJMI I FUNDIT:

HTC Sensation bëhet me Android 4.0?

HTC Sensation bëhet me Android 4.0?

Sipas zhvilluesve të XDA, disa nga pronarët evropian të telefonave të mençur HTC Sensation do të pranojnë versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Me sa duket, një gjë e tillë ka filluar në disa shtete skandinave, ku përdoruesit e HTC Sensation kanë filluar të pranojnë Android 4.0.3 Ice Cream Sandwich.

Mirëpo, lidhur me këto risi, HTC ka refuzuar të komentojë pasi që nuk ka dhënë asnjë koment, edhe pas insistimit të mediave që e kanë marrë vesh një lajm të tillë.

Megjithatë, nëse ndonjëri nga lexuesit tanë ka pranuar një freskim të Android 4.0, le të na njoftojë përmes komenteve më poshtë. / Telegrafi /