LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj viziton familjen e Veselit: Kjo shtëpi rriti fëmijët në frymë patriotike

Hoxhaj viziton familjen e Veselit: Kjo shtëpi rriti fëmijët në frymë patriotike

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit. 

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se vitin 2020 nuk mund ta përmbyllta pa vizituar familjen e Veselit.

“Një baba krenar dhe shqiptar i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron vertikalisht dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. “, ka shkruar Hoxhaj në facebook.


Shkrimi i plotë:

Vitin 2020 nuk mund ta përmbyllja pa vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli. Bashkë me Xhavit Halitin dhe Fatmir Xhelilin u pritëm në konakun e babait të kryetarit, Fazli Veseli  dhe vëllait, Ismetit në Mitrovicë. Një baba krenar dhe i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet.

Në një natë ku ne shkuam për t’i dhënë kurajo për mungesën e madhe që të gjithë po ndjejmë për Kadriun, ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës. Këtë ua kemi borxh shokëve e çlirimtarëve të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori