Kosova po përgatitet për një moment vendimtar më 9 shkurt, ditën e zgjedhjeve parlamentare, një datë që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të vendit. Partitë politike janë duke shpalosur platformat e tyre dhe intensifikimi i debatit është gjithnjë e më i dukshëm.
Një ndër kandidatë e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ndarë disa nga prioritet dhe synimet e kësaj partie si dhe sfidat me të cilat përballet vendi dhe planet për të ardhmen e Kosovës.
Në intervistën e tij, Hoxhaj theksoi se prioriteti kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës pas këtyre zgjedhjeve është përmirësimi i gjendjes ekonomike.

“Ky është një prioritet mbi të gjitha. Ne do të angazhohemi për të krijuar një sektor privat të qëndrueshëm dhe të zhvilluar ekonomik. Pa një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, nuk mund të kemi një shtet të zhvilluar. Mandej, është shëndetësia, është arsimi dhe politika e jashtme. I kemi prioritet të lartë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ta rikthejmë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, marrjen e statusit të kandidatit, anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe një politikë aktive në Ballkan… ” shprehet Hoxhaj.
Ai po ashtu vuri theksin në rëndësinë e rritjes së pagave në sektorin publik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për mësimdhënësit, policinë, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore.
Një pjesë e rëndësishme e fushatës së PDK-së sipas tij është rikthimi i besimit të partnerëve ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Hoxhaj kritikoi qeverinë aktuale për dështimin në përpjekjet për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizata të ndryshme. “Në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë njohje të re, asnjë anëtarësim. Ky është një dështim i madh”, tha ai.
Në lidhje me situatën politike të vendit, Hoxhaj tha se PDK-ja ka një platformë zgjedhore të realizueshme, e cila është e kalkuluar në rrafshin financiar dhe e mbështetur në nevojat konkrete të qytetarëve.
Hoxhaj po ashtu theksoi se është i bindur që më 9 shkurt do të ndodhë ndryshimi politik.
“Kur elektorati vendos që të ndodhë ndryshimi, edhe qeveria e ardhme duhet të jetë qeveri e ndryshimit. Prandaj, preferencat tona janë që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë me subjektet politike të cilat janë në opozitë. Ne kemi tema të mëdha përmbyllëse të shtet-ndërtimit të Kosovës, të dialogut të Kosovës me Serbi, tema të mëdha ndërkombëtare, tema të mëdha të brendshme, të cilat mund të përmbyllen vetëm në një partneritet me subjekte tjera politike. Preferencë është që opozita nën udhëheqjet e PDK-së ta formoj qeverinë. Por ta presim fillimisht votën e sovranit dhe të shohim se si do të duket dhe të shkurtin në mëngjes”, tha ai.

Enver Hoxhaj përmendi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e një politike të jashtme të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s.
“Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme që është pro-evropiane dhe pro-amerikane, dhe ky është një angazhim që duhet ta marrim për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme”, tha ai.
Për sa i përket arsyetimit që qytetarët duhet ta mbështesin, Hoxhaj theksoi përkushtimin e tij ndaj misionit të shtetit të Kosovës.
Si një ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë dhe pjesëmarrës në negociatat për çlirimin e Kosovës, ai shprehu angazhimin e tij për të bërë Kosovën një anëtare të plotë të organizatave ndërkombëtare si OKB, NATO dhe BE. “Ky është projekti im jetësor”, përfundoi ai.
Ndryshe, Hoxhaj i bëri thirrje qytetarëve të mendojnë për të ardhmen e Kosovës dhe të vendosin se a duan një vend të izoluar, të sanksionuar dhe të injoruar nga partnerët perëndimorë, apo një Kosovë të integruar, me një të ardhme të sigurt në Bashkimin Evropian dhe NATO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdojnë trazirat në VLEN, bashkëpunimi i katër partive shqiptare zgjati më pak se një vit

A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Obiliq, Policia sekuestron një pistoletë

Sot vazhdimi i seancës konstituive – a do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Mot me diell dhe vranësira

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura