LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: PDK do të rrisë pagat e mësimdhënësve deri në 50 për qind

Hoxhaj: PDK do të rrisë pagat e mësimdhënësve deri në 50 për qind

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një arsim cilësor varet nga vlerësimi, motivimi dhe pagimi i drejtë i mësimdhënësve në Kosovë.

Në një video të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka kritikuar qeverinë aktuale për trajtimin e mësimdhënësve dhe ka prezantuar vizionin e PDK-së për përmirësimin e arsimit.

“Si askush deri më tani, qeveria Kurti ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë”, deklaroi Hoxhaj, duke premtuar se PDK-së do të ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar situatën.


Një ndër masat kryesore të programit të PDK-së është rritja e pagave për të gjithë mësimdhënësit deri në 50 për qind. Sipas Hoxhajt, ky hap është i domosdoshëm për të motivuar dhe mbështetur mësimdhënësit, të cilët janë shtylla kryesore e një arsimi cilësor.

“Për të pasur një arsim cilësor, ne duhet të kemi prioritet zhvillimin profesional të mësimdhënësve, duke i avancuar ata në karrierë dhe duke e vlerësuar performancën e tyre”, tha Hoxhaj, duke shtuar se PDK ka një plan të qartë për të investuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe për të siguruar një sistem arsimor të standardeve më të larta.

“Një arsim cilësor varet nga ajo se sa është i vlerësuar, motivuar dhe i paguar mësimdhënësi në Kosovë.Si askush deri më tani, qeveria Kurti ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. PDK do të rrisë pagat për të gjithë në arsim deri në 50 për qind. Për të pasur një arsim cilësor, ne duhet të kemi prioritet zhvillimin profesional të mësimdhënësve duke i avancuar ata në karrierë dhe duke e vlerësuar performancën e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Programi i PDK-së për arsim përfshin një qasje gjithëpërfshirëse, duke vendosur në qendër të vëmendjes mësimdhënësit dhe përmirësimin e kushteve të tyre, si dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për nxënësit dhe studentët. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori