Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partitë opozitare në Kosovë duhet të krijojnë një ‘bllok tematik’ për ta kthyer siç tha ai shtetin në binarë.
Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, derisa tha se Qeveria Kurti ka ngelur në “klasën e parë”.
“Unë mendoj që opozita gabon, nëse nuk e krijon një bllok, jo një marrëveshje parazgjedhore, jo një bllok opozitar të unifikuar, por një bllok tematik dhe një udhërrëfyes se si mund ta rikthen opozita dhe cili është vullneti i opozitës për ta rikthyer Kosovën në binarë”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se nëse nuk krijohet ky bllok atëherë opozita nuk ka të drejtë që pas pesë vitesh të kritikoi Kurtin, Bislimin, Gërvallen e Osmanin.
“Nëse PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja…nuk e kanë një vullnet politik, nuk e kanë një udhërrëfyes dhe nuk e kanë një qartësi të plotë se si ta largojnë zotin Kurti nga pushteti jo për ta larguar nga pushteti, pse është në pushtet dhe ne jemi në opozitë, po për ta rikthyer vendin në binar, meqë rizgjedhja e mundshme e zotit Kurti edhe për një mandat jo që do ta bllokonte shtet ndërtimin e Kosovës, por do ta çmontonte edhe më tutje një Kosovë sovrane dhe të pavarura”, tha Hoxhaj.
Nënkryetari i PDK-së u shpreh se partia të cilës i takon (PDK) janë të gatshëm për zgjedhje të reja kurdo që mbahen ato.
“Ne si PDK jemi të gatshëm edhe për zgjedhjet e reja, kurdo që mbahen ato, kemi insistua që të ketë sa më herët. Por ne jemi të gatshëm që së bashku me subjektet tjera në opozitë t’ia japim një formë të re të qeverisjes, Republikës së Kosovës, dhe mendoj që Kosova ka nevojë për një politikë edhe të mençur edhe të hapave të vegjël edhe të një koordinim që ta rikthejmë vendin përsëri në binarë qetësimi”, u shpreh Hoxhaj.
Hoxhaj shtoi se nëse Kosova përfundon, edhe më tutje e izoluar në raport me NATO-n, në raport me Bashkimin Evropian, s’ka njohje, s’ka trajtim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, një politikë popullsitë anti-perëndimore, “unë kam frikë që edhe shoqëria, pas katër-pesë vitesh, mund të jetë më pak liberale mund të jenë më pak demokratike mund të jenë më shumë anti-perëndimore sesa sot”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi