LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Dialogu – shpresë e zhdukur shkaku i gabimeve të BE-së dhe Kosovës

Hoxhaj: Dialogu – shpresë e zhdukur shkaku i gabimeve të BE-së dhe Kosovës

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sot një dekadë më parë filloi me shpresa dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa sot, sipas tij, çdo shpresë e vetme është zhdukur.

Kjo, sipas Hoxhajt, ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa, Hoxhaj thotë se Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut.

“Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje! Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.


Kujtojmë se sot ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë si pikë të parë angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm që mbahet në Bruksel.

Postimi i plotë i tij:

Sot takohen në BE Këshilli për Punë të Jashtme në Bruksel ku ndër çështjet tjera do të gjejnë kohë për të konkluduar se “nuk ka përparim” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo marrëdhënie “është çështje komplekse”. Një dekadë më parë filloi me shpresa, sot çdo shpresë e vetme është zhdukur.

Kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut! Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje! Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori