Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Abelard Tahiri ka vizituar fabrikën për prodhimin e ngjyrave “Bitex” në Fushë Kosovë
Hoxhaj ka premtuar se themelimi i Gjykatës Komerciale do të jetë ndër vendimet e para që do të marrë pasi të drejtojë qeverinë e vendit, në kuadër të ndihmës për bizneset vendore.
Ai ka thënë se themelimi i kësaj gjykate përveç që do të ndihmonte bizneset vendore do të ndihmonte edhe investitorët e huaj që duan të investojnë në Kosovë të kenë siguri juridike.
“Për Partinë Demokratike të Kosovës sektori privat, ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha janë partner që ta zhvillojmë ekonominë tonë, të krijojmë vende të reja të punës dhe ta rrisim mirëqenien. Po shpesh herë pronarët dhe ndërmarrjet kanë pasur probleme serioze për mënyrën e trajtimit të temave të caktuara në Gjykatat tona, prioritet në qeverinë që do ta udhëheq unë është themelimi i Gjykatës Komerciale, e cila do t’i trajtojë të gjitha lëndët në përputhje me interesat që i ka biznesi në Kosovë. Së dyti, kjo Gjykatë do të ishte një garancë dhe do të ndihmonte investitorët e huaj të cilët duan që të investojnë në Kosovë që ata të kenë edhe siguri juridike edhe siguri politike”, tha Hoxhaj.
Edhe Abelard Tahiri ka theksuar se qysh në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së PDK-së do të angazhohen për themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila do t’iu ofrojë lehtësi bizneseve të cilat kanë lëndë në gjykatat e vendit.
“Angazhimi ynë parë në 100 ditëshin e parë të qeverisë së drejtuar nga z. Hoxhaj do të jetë inicimi i themelimit të Gjykatës Komerciale. Ju e dini që deri më tash ka jashtëzakonisht shumë kontestime të cilat kanë zgjatur me vite të tëra dhe që realisht iu kanë kushtuar bizneseve në kapitalin e tyre. Po ashtu, një proces tjetër i rëndësishëm është edhe procesi i privatizimit që tashmë janë mbi 20 mijë lëndë në gjykata të cilët kanë bllokuar dhjetëra miliona euro ato të bizneseve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qe ende nuk janë zhbllokuar. Pra, ky angazhim, themelimi, inicimi i kësaj gjykate do të mundësojë që Republika e Kosovës të jetë më efikase në fushën e drejtësisë, një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe që do të jetë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë”, ka thënë ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi