LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosova sivjet aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Hoxha: Kosova sivjet aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se Republika e Kosovës do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës brenda vitit 2018.

Ajo ka thënë se ministria që ajo drejton është përkushtuar për plotësimin e kritereve dhe reformave që nevojiten për këtë proces. Mirëpo, njohësit e këtyre çështjeve e konsiderojnë këtë si një tentativë të dështuar.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë për Radio Kosovën se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës brenda vitit 2018. Sipas saj, institucionet e Kosovës janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme rreth këtij procesi.


“Ministria e Integrimit ka filluar t’i bëjë përgatitjet që Kosova në bazë të agjendës evropiane të reformave të prodhojë rezultate, pra, t’i kryejmë obligimet tona. Edhe në  kuadër të MSA-së, Kosova ka marrë përsipër një sërë veprimesh të cilat nënkuptojmë legjislacionin që duhet plotësuar dhe ndryshuar, si dhe reformat në fusha të ndryshme. Pra, të gjitha këto, ne duhet t’i bëjmë gjatë vitit 2018, më pastaj do të krijojmë një momentum dhe në koordinim të ngushtë me partnerët tanë dhe me zyrën e BE-së, të përgatisim aplikacionin e Kosovës për statusin e kandidatit”, tha ajo.

Ministrja Hoxha ka thënë se aplikimi do të bëhet për faktin se vendi ka tri vite që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe janë duke punuar për plotësimin e kritereve dhe reformave që nevojiten për këtë proces.

Por, njohësit e çështjes së Integrimit Evropian janë skeptikë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ata mendojnë se ka edhe shumë për t’u bërë në këtë drejtim.

Sipas Avni Mazrekut, në Këshillin e Evropës ka shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht anëtarësimi në këtë organizatë bëhet edhe më problematik.

“Për t’u anëtarësuar një shtet në organizatën e Këshillit të Evropës, që  është një organizatë që nuk ka asgjë të përbashkët me Bashkimi Evropian, është i nevojshëm qëndrimi i shteti. Ka shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovën, dhe duhet pasur parasysh që anëtare të Këshillit të Evropës janë shtete që e kundërshtojnë pavarësinë e vendit tonë, rrjedhimisht anëtarësimi në këtë organizatë bëhet edhe më problematik duke e pasur parasysh problemin e njohjeve nga disa prej shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.”

Ndërkaq Gazmend Qorraj, përmes një përgjigje me shkrim, ka thënë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një tentativë e mirë, por, sipas tij, ka mundësi që të dështojë.

“Duhet planifikuar një iniciativë të tillë me herët, duhet lobuar me akterët kyçë që mund ta ndihmojnë këtë proces, por edhe duke inkuadruar ekipe punuese profesionale qoftë nga qeveria, universiteti dhe shoqëria civile ne nivel lokal por edhe atë evropian. Unë konsideroj se për momentin zhvillimet politike në Kosovë, si Demarkacioni, Gjykata Speciale, tensionet në veri, si edhe pozicionet e paqëndrueshme të Ministrisë së Jashtme lidhur me  pozicionin e BE-së për Kosovën nuk garantojnë shume optimizëm dhe mund ta dështojnë  këtë iniciativë, ka thënë Qorraj.”

Këshilli i Evropës ka 47 vende anëtare dhe shërben si një institucion ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në mesin e këtyre vendeve disa janë që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori