Hoti i tronditur nga vdekja e zv.ministrit Ramadani

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, thotë se është tronditur thellë nga lajmi për ndarje nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani.
Hoti, duke ngushlluar familjen e të ndjerit Nehat Ramadani, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë, ka thënë se "në këto momente të vështira për familjen, Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht ju qëndrojmë pranë dhe bashkëndiejmë dhembjen për humbjen e më të dashurit tuaj".
"Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij!", ka shkruar Hoti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































