LAJMI I FUNDIT:

Hoti pranon se ka pasur mospajtime me AAK-në sa i përket dialogut, i quan jo të duhura reagimet e tyre

Hoti pranon se ka pasur mospajtime me AAK-në sa i përket dialogut, i quan jo të duhura reagimet e tyre

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në intervistën e tij dhënë për Telegrafin ka folur për mospajtimet brenda koalicionit qeverisës, konkretisht me partinë e Ramush Haradinajt.

Ai ka pranuar se kanë pasur disa mospajtime sa i përket procesit të dialogut, por i ka quajtur si jo të duhura reagimet e AAK-së.

“Ne kemi marrëveshje të koalicionit, dhe unë si kryeministër kam Kushtetutën e vendit dhe brenda ligjeve në fuqi ne zbatojmë programin qeverisës. Kemi pas mospajtime ose këndvështrime të ndryshme në momente të caktuara në veçanti për procesin e dialogut. Por ne kemi marrëveshje të koalicionit që duhet të vazhdoj procesi i dialogut mbi parime të qarta”, tha Hoti.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë intervistës në Telegrafi.com /Foto: K.Basha

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj njëherësh partnerit të koalicionit qeverisës, i cili tha se dialogu duhet të ndërpritet, Hoti tha se kryeministër i vendit është ai.

“Ata mund të kërkojnë që të pezullohet por unë jam kryeministër i vendit dhe unë kam një marrëveshje të koalicionit ku procesi i dialogut është i trajtuar qartë dhe jemi pajtuar për parimet sesi zhvillohet ky proces dhe unë nuk mund të lejojë që Kosova të izolohet. Procesi i dialogut duhet të vazhdojë. Ka pas disa reagime të AAK-së që nuk kanë qenë të duhura sa i përket procesit dialogut”, tha Hoti.

Ai shtoi se procesi i dialogut në këtë fazë është udhëhequr në mënyrën më të mirë tash e 10 vite. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori