LAJMI I FUNDIT:

​Hoti pranon letër urimi nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

​Hoti pranon letër urimi nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Në letrën e urimit të kryeministrit Spasovski thuhet:

Shkëlqesia Juaj,


Me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të ndaj urimet e mia të sinqerta dhe t’ju uroj punë të suksesshme në kryerjen e kësaj pune të përgjegjshme.

Përfitoj nga kjo mundësi për të shprehur kënaqësinë time për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona, të cilat karakterizohen nga mbështetja dhe respekti i ndërsjellë.

Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për komunikimin e suksesshëm midis dy vendeve në realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe zgjidhjen e shumë çështjeve me interes të përbashkët, veçanërisht në këtë kohë të vështirë të trajtimit të pandemisë. Ne mbetemi të hapur për të forcuar bashkëpunimin brenda proceseve tona të integrimit dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Jam i sigurt se dy vendet tona do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të intensifikimit dhe promovimit të marrëdhënieve të gjithanshme bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, në interes të qytetarëve tanë dhe për zhvillimin e vendeve tona.

Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni konsiderata e mia më të larta.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori