Hoffman ka marrë çmimin për arritje në karrierë në ceremoninë madhështore të zhvilluar në Paris, derisa Penn ishte mysafir nderi i mbrëmjes.

Penn u ngjit në skenë për të prezantuar çmimin ‘filmi më i mirë, i cili i takoi filmit francez “Seraphine”, që fitoi edhe gjashtë trofe të tjera përfshirë atë për “aktoren më të mirë” që i takoi Yolande Moreau.

Filmi i Penn, “In The Wild”, ishte nominuar në kategorinë e “filmit më të mirë të huaj”, por humbi ndaj filmit dokumentar të animuar izraelit “Waltz With Bashir”.