Ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeness tani më është i lirë.
Hoeness ka qenë në burgun e Bavarisë dhe ka vuajtur dënimin e marrë për shkak të shmangies së evazionit fiskal.
Kështu Hoeness u dënua me tri vite e gjysmë burg, mirëpo ai është liruar më parë pasi ka qenë një i burgosur shembullor.
Ministria e Bavarisë ka lajmëruar për lirimin e Hoenessit, pasi ai ka mbajtur burg për 637 ditë.
Tani ish-presidenti i Bayernit pritet të rikthehet sërish në klub, por mbetet të shihet se në çfarë pozite do të jetë ai. /Telegrafi/