Janë bërë 21 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Që nga ajo kohë Kosova ka pasur tetë kryeministra deri më tash. Për herë të parë pas luftës në Kosovë, zgjedhjet e para demokratike u mbajtën në vitin 2001.

Pas këtyre zgjedhjeve parlamentare partia e parë doli LDK-ja e udhëhequr në ato kohë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.


unnamed 6

Pas tre muajve bisedime, më 4 mars të vitit 2002 kryeministër i Kosovës u zgjedh Bajram Rexhepi nga PDK-ja. Ai ushtroi postin e kryeministrit të Kosovës deri më 3 dhjetor 2004, shkruan Telegrafi.

Ramush Haradinaj 13 shtator foto Ridvan Slivova 2

Në vitin 2004 u mbajtën zgjedhjet e radhës, ku pas këtyre zgjedhjeve ish-presidenti Rugova lidhi koalicion me AAK-në, dhe postin e kryeministrit ia dorëzoi Ramush Haradinajt.

Haradinaj në këtë periudhë qeverisi vetëm 100 ditë pasi që u ftua nga Tribulani i Hagës si i akuzuar për krime lufte. Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër edhe në vitin 9 shtator 2017 deri më 3 shkurt 2020.

10330357 459033314231448 1858023738111087294 n

Më 25 mars 2005 kryeministër i Kosovës zgjidhet Bajram Kosumi i cili nuk arriti të qeverisë plotësisht një vit. Ai ishte kryeministër deri më 10 mars 2006.

Agim Ceku foto Ridvan Slivova 02

Pas tij radha për të hyrë në histori si kryeministër i Kosovës i vie Agim Çekut. Çeku u bë kryeministër më 10 mars 2006. Ai arriti të qëndrojë në detyrë për afro dy vjet, deri më 9 janar 2008.

Hashim Thaci konference foto Ridvan Slivova 5

Në vitin kur Kosova pritej të niste historinë si shtet demokratik dhe i pavarur, kryeministër ishte zgjedhur Hashim Thaçi. Thaçi erdhi në krye të shtetit më 9 janar 2008 deri më 17 shkurt 2008 në ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, për të vazhduar pastaj mandatin e tij edhe për gjashtë vite me radhë deri më 9 dhjetor 2014.

Mbledhja e qeverise Isa Mustafa foto Ridvan Slivova 2

Pas zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2014, më 9 dhjetor të këtij viti kryeministër i ri i Kosovës zgjidhet Isa Mustafa. Mustafa qeverisi më vendin për tri vjet deri më 9 shtator 2017, në koalicion së bashku me PDK-në.

Viti 2020 do të mbahet mend për ndërrimin e dy kryeministrave brenda një periudhe të shkurtër kohore, shkruan Telegrafi.

Albin Kurti pranim dorzimi i detyres kryeminister nga zevendeskryeministri Behgjet Pacolli Garda kombetare foto Ridvan Slivova 23

Pas zgjedhjeve që u mbajtën më 6 tetor 2019, më 3 shkurt të vitit 2020 Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet kryeministër i Kosovës. Kurti pas 50 ditëve qeverisje u shkarkua nga Kuvendi i Kosovës pas mocionit të iniciuar nga partneri i tij i koalicionit LDK. Kurti e vazhdoi mandatin e tij si kryeministër në detyrë deri më 3 qershor 2020.

mbledhja solemne e qeverise se kabinetit Avdullah Hoti foto Ridvan Slivova 10

Më 3 qershor 2020, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryeministër Avdullah Hotin nga LDK-ja, pasi që kjo parti lidhi koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate, Listën Serbe dhe komunitetet jo-serbe.

Mbetet të shihet se deri kur Hoti do të jetë kryeministër i Kosovës, marrë parasysh historikun e qeverive të kaluara të cilat nuk kanë arritur ta përfundojnë mandatin e plotë qeverisës që është prej katër vitesh.

Ndryshe, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, Kosova ishte udhëhequr nga Qeveria e Përkohshme, ku kryeministër ishte presidenti aktual, Hashim Thaçi. /Telegrafi/