Një thënie franceze thotë se gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka harrohet, gjithçka zëvendësohet… Por nuk është e sigurt
“Nëse ju keni nevojë për një aktore suedeze që flet shumë mirë anglisht, që nuk e ka harruar gjermanishten e saj, që nuk kuptohet shumë mirë në frëngjisht dhe që në italisht di vetëm të dua, jam gati të bëj një film me ju”.
Roberto Rossellini përfundoi së lexuari letrën e datës 1950 dhe mbeti i mahnitur. Ishte 44 vjeç, i martuar me italianen Marcella de Marchis me të cilën kishte dy fëmijë; ishte dashnor i asaj force natyrore të quajtur Anna Magnani dhe që nuk ishte e vetmja e koleksionit të tij. Por, bukuria e Bergmanit dhe përkufizimi i Federico Fellinit (është sikur Shën Mëria të ketë zbritur në Disneyland) ishin tundime të mëdha.
Nga ana tjetër, Rossellini ishte një nga etërit e mrekullisë që u quajt neorealizmi italian; kinemaja pas lufte, kundërpeshë e fashizmit mbytës, art i varfër në një vend të shkatërruar dhe regjisori… kronologjikisht i konsideruar një film i jashtëzakonshëm i asaj rryme: “Roma, qyteti i hapur” i vitit 1945.
Një histori sa e vërtetë aq edhe e trishtë. Ngjarjet vendosen në Romë nga viti 1943 dhe 1944, ende nën regjimin fashist dhe është ngjarja reale e një prifti, Luigi Morosiniit i torturuar dhe vdekur gjatë pushtimit nazist për të mbrojtur partizanët dhe inxhinierit komunist, Giorgio Manfredi. Pika kulmore dhe skena e përjetshme e ngulitur në kujtesë si shkalla e Odesës tek filmi “Potemkini i blinduar”: Pina, një fshatare dhe e dashura e një tipografi, i cili lufton me Rezistencën dhe që burgoset, vrapon e dëshpëruar pas kamionit, por një plumb mitralozi e godet dhe ajo vdes para djalit të saj.
Ato çaste kinemaje, ajo grua e papërsëritshme (Anna Magnani), ajo rrugë me të vetmin fat – vdekjen, dhe vetmia e atij fëmije, janë momente të paharrueshme dhe që përbëjnë gjenialitetin e kinemasë italiane, e cila u shtri që nga këta filma origjinalë, kurajozë, ideologjikë plot me mesazhe dhe me fitime të pakta deri në vdekjen e Fellinit, Ettore Scolas, Mario Monicellit. Kinema që nuk u harrua dhe një jehonë e denjë e filmit “Cinema Paradiso” e Giuseppe Tornatores. “Roma, citta aperta” lindi pa para, vetëm me dy aktorë profesionistë (Aldo Fabrizi dhe Magnani) dhe mes katër skenaristëve, ku u skicua një e ardhme e përgjakur, ishte ai, Federiko Fellini që i përket mbinjeriut.
Kthehemi tek dashnorët tanë…
Borgjezi, jo shumë i pashëm dhe heroina e Kazablankës ranë në rrjetën e dashurisë ose më mirë e thurën atë. Piknik për paparacët, shtypi, anatemimi i hipokrizisë amerikane. Besojeni ose jo, më 14 mars të 1950 Dhoma e Lartë e Kongresit Amerikan nga goja e senatorit demokrat, Edwin Johnson, kërkoi masa ligjore që të ndalonin daljen e filmit “Stromboli”, sepse në jetën reale protagonistja ndërmori një sulm kundër institucionit të martesës. Zonja Bergman është një ndikim i keq për virtytet morale amerikane. Nëse kishte një botë ku tradhtia, orgjitë, dashuritë klandestine, divorcet, alkooli dhe drogat përcaktonin fabrikën kolosale ai ishte Hollywoodi.
Rossellini dhe Ingrid, edhe pse shkelëskurore; ajo ishte e martuar me dentistin suedez Petter Lindstrom me të cilin kishte një vajzë, Pia, por ishin… evropianë. Ata u martuan, patën tre fëmijë: Robertinon dhe binjaket Issota dhe Isabella dhe gjithçka përfundoi alla italiane. Gjatë një fundjave romantike në Amalfi, ajo i përgatiti shpageta me salcë domatesh dhe djathë parmixhan të grirë dhe ia hodhi mbi kokën e këtij burri, këtij borgjezi roman, gjeniut që realizoi 40 filma dhe 20 seri në televizion, derisa kanceri e mori nga kjo botë në moshën 71 vjeçare. Fundi i romancës…
Ingrid Bergman vdiq në moshën 67-vjeçare.
Një dekadë më vonë Kongresi Amerikan nga goja e senatorit Charles Percy lexoi një fjalim shfajësimi: “Sot dua të bëj një homazh që prej kohësh ia kemi borxh Ingrid Bergmanit, një ylli të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Zonja Bergman jo vetëm që është e mirëpritur në Amerikë, por jemi thellësisht të nderuar nga vizita e saj!” Ajo u përgjigj: “I dashur senator Percy, lufta ime me Amerikën ka mbaruar prej kohësh. Megjithatë plagët mbeten. Sot falë gjestit shumë të sjellshëm dhe bujar të fjalimit tuaj në Senat janë shëruar përgjithmonë”. Gjithçka mbeti mbrapa. Dashnorët e ndaluar kishin vdekur…”
Skandalet seksuale të Hollywoodit janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen pa frena dhe pa dënime, por në errësirën e një salle kinemaje, ose në shtëpi, ose në internet ose në CD, “Roma qyteti i hapur” vazhdon e mbetet e gjallë, e përvuajtur me Magnanin e vdekur nga një plumb mitralozi dhe me fëmijën duke e parë me sy të tmerruar… Një thënie franceze thotë se gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka harrohet, gjithçka zëvendësohet… Por nuk është e sigurt. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje