Një ndër dramat më të përfolura në historinë e komunizmit ka qenë “Cuca e maleve” e shkruar nga dramaturgu Loni Papa. Në qendër të dramës ishte lufta për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe të shoqërisë shqiptare ndaj forcave regresive dhe mentaliteteve të prapambetura në vitet e para pas çlirimit të vendit. Kuptohet një subjekt sipas ideologjisë komuniste, por që Loni Papa arriti ta kthente në një dramat më të pëlqyera për morinë dhe brendësinë e personazheve. Në vitin 1972 ajo u vlerësua dhe me çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë.
Loni e mblodhi materialin jetësor për “Cucën e Maleve” në trevat e Veriut të Shqipërisë gjatë kohës që ai punonte si gazetar. Në vitin 1960 botoi një artikull në gazetën ”Zëri i Rinisë” kushtuar një vajze malësore që e vranë mbrojtësit e Kanunit sepse refuzoi fejesën e saj të bërë që në djep. Prej këtej, autorit i lindi ideja të shkruante mbi të njëjtin subjekt dramën me të njëjtin titull ”Cuca që koriti Malet”.
Drama reflektonte një përgjithësim dhe ndërthurje të shumë fenomeneve dhe ngjarjeve të kohës dhe bazohej mbi heroizmin dhe jetën e tre grave të zonës së Mirditës: Dila Pjetër Marku, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi. Në fillim të dramës, spektatorit i bëhet i ditur fakti i vrasjes dramatike të një vajze të re të quajtur Cuca nga disa pjesëtarë të Komitetit te Maleve që njiheshin si përkrahës të ligjeve të Kanunit, që akoma respektoheshin në disa zona të Veriut të vendit.
Më pas, e gjithë ngjarja zbardhet gradualisht nëpërmjet skenave të hetimeve të cilat ndërthuren me skena të tjera që sjellin pjesë të ngjarjes në retrospektive. Cuca ishte një vajzë e re e cila nuk u pagëzua nga prifti i fshatit kur ajo ishte ende foshnje, pas mospranimit nga i ati i saj, Gjini, të ngrinte gurin e pendesës i akuzuar për një vjedhje, veprim të cilin ai nuk e kishte kryer. Duke qenë se vajza e vogël mbeti e paemër, i gjithë fshati e quajti atë Cuca.
Cuca ishte mbrojtëse e së resë dhe e të drejtave të grave. Ajo dëshironte të ndihmonte gratë dhe vajzat e fshatit të shkolloheshin dhe të kuptonin të drejtat e tyre si arsimimi, punësimi, barazia gjinore etj. dhe të mos qëndronin të ndrydhura nën peshën e zakoneve dhe mentaliteteve të trashëguara nga e kaluara. Cuca ishte vajza e vetme në fshat që kishte prishur fejesën e saj që në djep (e kryer sipas ligjeve kanunore). Ajo kishte ngritur në shtëpinë e saj kurse kundër analfabetizmit për t’u mësuar grave dhe vajzave të shkruanin dhe të lexonin gjuhën shqipe. Duke u bërë ballë me dinjitet paragjykimeve, Cuca kishte arritur të fitonte zemrat e shumicës së malësoreve. Aktiviteti dhe influenca e Cucës në fshat, shihej si një sfidë nga Komiteti i Maleve.
Me pretendimin se Cuca kishte thyer zakonet dhe kishte turpëruar fshatin, përkrahësit e Kanunit u orvaten të manipulonin mendimin e një pjese të fshatareve kundër Cucës, por pa ia dalë dot mbanë. Në këto rrethana kur ata kuptuan se vajza rebele “po bëhej me e zgjuar dhe po dilte mbi burrat”, Komiteti i Maleve urdhëroi vrasjen e saj. Kështu, një natë të errët, ndërsa Cuca qëndronte e vetme në shtëpi me nënën e saj te verbër, katër burra hynë me pabesi, e nxorën me forcë nga shtëpia dhe e vranë.
Kush e vrau Cucën, pse dhe si e vranë, zbulohet gradualisht nëpërmjet ngjarjeve të sjella në retrospektivë ndërthurur me skena të ballafaqimit në hetuesi të të dyshuarve. Megjithëse ata orvaten të thurnin intriga e prapaskena ndaj njeri-tjetrit, në përfundim të dramës arrihet të zbulohen vrasësit e vërtetë dhe të vihen para drejtësisë. Drama “Cuca e Maleve” ka karakter përgjithësues dhe është bazuar në përpjekjet dhe sakrificat e grave e vajzave shqiptare për të fituar të drejtat dhe liritë që u takojnë.
Ajo është drama e parë shqiptare që mbështetet në retrospektivë. Në dramë spikasin rrjedhshmëria e dialogut, komunikimi i mesazheve dhe individualizimi i personazheve si Cuca, nëna, Gjeta, Dom Markut, Frani, hetuesi etj. Në vitin 1966 vepra do të ngjitej në skenën e teatrit “Migjeni” nga regjisori Mihal Luarasi. Në të njëjtin vit, drama u paraqit në një konkurs letrar dhe fitoi Çmimin e Dytë Kombëtar.
Pas suksesit që pati, në vitin 1967, drama tashmë me titullin “Cuca e Maleve”, u soll në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Pirro Manit. Premiera u shfaq me 8 mars 1967. Kjo dramë do të bashkonte aktorët më në zë të teatrit shqiptar si Sandër Prosi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Roza Anagnosti, Edi Luarasi, Antoneta Papavavli, Shkëlqim Basha, etj. Roli i Cucës u luajt nga tre aktore: Roza Anagnosti, Edi Luarasi dhe Antoneta Papavli. Drama “Cuca e Maleve” për shumë vite ka qënë një nga dramat më të shfaqura për publikun shqiptar. /Gazeta Shqip/
https://youtu.be/mSD3nLGJIjM
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Aleksandri i Madh dhe Afganistani
Legjenda e anijes fantazmë: “Holandezi Fluturues”!
Fotografi i panjohur dhe i harruar i Kolonjës: “Hëmbëltore, orëndreqës dhe fotografia”!
LEKCION NR. 1
RINGJALLMË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri