Site icon Telegrafi

Hipotireoza dhe Ramazani – kur duhet marrë Levothyroxina?

Pacientët me hipotireozë shpesh janë të shqetësuar nëse gjendja e tyre mund të përkeqësohet gjatë agjërimit në Ramazan

Ass.dr.Merita Emini Sadiku, Dr.Sci
Interniste-endokrinologe
tel. 044 660 900

Duhet ditur se gjatë agjërimit ndodhin ndryshime në metabolizëm sa i përket ndryshimit të ciklin cirkardian gjegjësisht gjumë-zgjimit.

Hipotireoza trajtohet shumë mirë edhe gjatë kësaj periudhe pa pasur asnjë ndikim negative në shëndetin e njeriut gjatë agjërimit. Nuk ka ndonjë disbalans në hormone e tiroides.

Duke qenë se trajtimi i rregull me levothyroxine zakonisht rekomandohet 30-60 minuta para ushqimit në mëngjes tani ky ritëm në Ramazan ndryshon dhe pacientët shqetësohen se është kur është periudhë më e përshtatshme për të marrë levotiroxinën (letrox, euthyrox) para syfyrit apo para iftarit.

E rekomandueshme është që këtë tabletë ta marrin 30-60 minuta para syfyrit.

Por, meqenëse pacientët nuk qëndrojnë shumë zgjuar në kohën e syfyrit, zakonisht gabojnë duke e marrë këtë tabletë shumë pak kohë para se të konsumojnë syfyrin ose edhe gjatë syfyrit.

Rekomandohet që këtë ta marrin para gjumit, por, me kusht që, dy orë më herët të mos konsumojnë ushqim apo marrin barna, sepse ushqimi e pengon absorbimin, e poashtu njëjtë edhe disa barna tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version