Videoklipi i këngës “Bohemian Rhapsody” i grupit “Queen” ka kaluar shifrën prej një miliard shikimesh në YouTube duke vënë rekord të ri, si videoja e parë muzikore e xhiruara para vitit 1990 që kalon këtë numër.
Për të arritur këtë sukses i janë dashur 11 vite, pasi klipi është vendosur në shërbimin e popullarizuar të videove më 1 gusht të vitit 2008.
Ndërsa këtij suksesi padyshim se i ka dhënë një shtytje edhe filmi autobiografik me të njëjtin emër për Freddie Mercuryn dhe bendin legjendar.
“Është e pabesueshme që muzika jonë akoma vazhdon të ketë kaq ndikim dhe ju falënderojmë për këtë”, është thënë në faqen e grupit, në të cilën iu është ofruar versioni HD i përpunuar i videoklipit.
Klipi i “Bohemian Rhapsody” është dhënë premierë më 20 nëntor të vitit 1975 në emisionin televiziv “Top Of the Pops” dhe konsiderohet si një prej videoklipeve të ara promovuese muzikore.
Xhirimet në studiot Elstree kanë zgjatur vetëm tre orë, ndërsa regjinë e ka bërë Bruce Gowers. /Telegrafi/