Një prej momenteve më mbresëlënëse në ceremoninë e 60-të të ndarjes së çmimeve Grammy në kategorinë për politikë, ishte leximi i librit të gazetarit Michael Wolff, “Fire and Fury: Inside the Trump White House”.
Nikoqiri James Corden kishte mbledhur disa personazhe të njohura duk e përfshirë edhe Hillary Clintonin, e cila po ashtu e lexoi librin.
Fytyra e saj në fillim ishte fshehur prapa librit, saqë publiku është intriguar duke kërkuar që ta heqë dhe ajo në fund e ka bërë.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit e ka lexuar pjesën në lidhje me dashurinë e Trumpit për ushqimin e shpejtë.
“Gjithmonë ka pasur frikë se do të helmohet. Për këtë arsye, i pëlqente të ushqehej në McDonald’s, ushqime ishte përgatitur paraprakisht, ndërsa askush nuk e dinte se po shkonte ai”, janë fjalët që i ka lexuar kundërkandidatja e tij për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
On the hunt for a GRAMMY Award of his own, James Corden auditions celebrities for the spoken word version of Michael Wolff's "Fire and Fury." pic.twitter.com/SjTobAbv2N
— The Late Late Show with James Corden (@latelateshow) January 29, 2018
Skeçi ishte realizuar para fillimit zyrtar të programit, prandaj Cordon në njoftimin e tij kishte thënë se xhirimi i leximit të librit do të siguronte çmimin Grammy në vitin e ardhshëm.
Në video janë paraqitur edhe Snoop Dogg, John Legend, Cher e Cardi B, megjithatë ylli i mbrëmjes ishte Hillary Clinton.
Libri “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump” është shitur në mbi 1.7 milionë kopje dhe ishte libri më i shitur në Amazon në muajin janar.
Gjatë fundjavës ra në vend të dytë, megjithatë leximi në Grammy pritet t’ia japë një mundësi të dytë të famës. /Telegrafi/