Site icon Telegrafi

Hilary Duff bëhet nënë për herë të katërt

Foto: Screenshot/Instagram

Hilary Duff ka sjellë në jetë një vajzë.

Aktorja 36-vjeçare ka njoftuar në rrjetet sociale lindjen e fëmijës së saj të katërt dhe të tretin me bashkëshortin, Matthew Koma.

Krahas disa fotove nga prapaskenat nga lindja e saj në ujë në shtëpi, Hilary shkroi në Instagram: “Townes Meadow Bair, tani e dimë pse na bëri të prisnim kaq gjatë…”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kam ëndërruar të të mbajë në krahët e mi për muaj të tërë dhe pesë ditët e fundit të njohjes me ty, shikimit tënd dhe nuhatjes tënde kanë qenë momente të pastra magjie. Të gjithë të duam sikur ke qenë këtu gjatë”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hilary Duff

Hilary tashmë ka Mae, dy vjeçe, dhe Banks, pesë vjeçe, me Matthew, ndërsa aktorja ka edhe Luca, 11 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj, Mike Comrie.

Hilary gjithmonë ka dashur që të bëhet nënë, por që mendon se është një periudhë shumë sfiduese.

Ajo është e martuar me Mattheë që nga viti 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version