^“European Short Pitch” synon të mbështesë zhvillimin e regjisorëve të rinj dhe t’iu mundësojë atyre që skenarët e tyre për film të shkurtër t’i bashkë-prodhojnë dhe promovojnë në nivel Evropian.

Kjo ngjarje do të mbahet nga 17 - 22 janar 2011 në Moulin d'Ande-Ceci (Francë), ku fituesit Evropian do të vazhdojnë me rishkrimin e skenarit të tyre për të vazhduar më pas me njohjen e teknikës për të promovuar idetë e tyre para panelit të producentëve Evropian.


“European Short Pitch” është një aktivitet i iniciuar nga Rrjeti i Kinemasë së Re, “NISI MASA”, anëtar i së cilit rrjet është edhe asociacioni “7 arte” nga Kosova. Këtë vit marrin pjesë 25 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme Evropiane, në mesin e tyre edhe skenaristë përfaqësues nga Kosova dhe Shqipëria.

“Hijet” është përzgjedhur si skenarë përfaqësues nga Kosova në kuadër të aktivitetit të sivjetmë “Thirrje për skenarë” të organizuar nga “7 arte”.

Pjesëmarrësit do të bashkëbisedojnë dhe shtjellojnë idetë e tyre, si dhe do të jenë në konsultim të vazhdueshëm me tutorët profesional të paraparë për në këtë punëtori. Ndërsa, me 4-6 mars 2011 në Strasburg të Francës do të mbahet Forumi i Koproduksioneve Evropiane ku skenaristët/regjisorët do të kenë rastin të takohen me producentë përgjatë sesioneve prezantuese. /Telegrafi/