Kosova ka mësuar kundërshtarët për Ligë e Kombeve pas shortit që u hodh në Lozanë të Zvicrës.
Shorti e hodhi legjenda e futbollit bjellorus, Alexander Hleb, i cili në të kaluarën ka luajtur për klube të njohura si Barcelona e Arsenal.
Kosova është në divizionin D, më të ulëtin.
Kundërshtari i pari i Kosovës doli të jetë Malta, një kundërshtar simpatik, të cilin më pak fat edhe e mundim.
Pas tyre nga goglat doli Ishujt Faroe dhe në fund Azerbajxhani.
Azerbajxhani mbetet kombëtarja më e fortë në këtë grup, ndërsa me Ishujt Faroe kemi zhvilluar një ndeshje më parë ku kemi fituar 2-0.
Pas pak do të hidhet shorti edhe për Kombëtaren shqiptare që gjendet një divizion më lartë. /Telegrafi/
Liga D
Grupi 1: Georgia, Latvia, Kazakhstan, Andorra
Grupi 2: Belarus, Luxembourg, Moldova, San Marino
Grupi 3: Azerbaijan, Faroe Islands, Malta, Kosova
Grupi 4: Maqedonia, Armenia, Liechtenstein, Gibraltar.