Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina është fituesi aktual i Kupës së Kosovës dhe kryeqytetasit kaluan në çerekfinale pas triumfit në penallti ndaj Gjilanit në udhëtim.


Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballet me Trepçën '89 e cila bën gara në Ligën e Parë.

Duel shumë i vështirë do të jetë për kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin që do të përballet me Malishevën në udhëtim.

Drita para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e Klinës, derisa ka një përballje direkte të dy skuadrave nga Liga e Parë, mes Suharekës dhe Vjosës.

Ashtu si në 1/8 e finales, edhe në çerekfinale do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku fituesi kalon në gjysmëfinale. /Telegrafi/ Çiftet e çerekfinales në Kupën e Kosovës 6/7 mars:

Malisheva - Ballkani
Suhareka - Vjosa
Prishtina - Trepça 89
Drita - Dukagjini
telegrafi sport app