LAJMI I FUNDIT:

Hetimi i aksidenteve dhe incidenteve aeronautike, Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Hetimi i aksidenteve dhe incidenteve aeronautike, Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës (KHAIA) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Autoritetin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, të dy autoritetet kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim bashkëpunimin midis organeve hetimore kosovare dhe maqedonase në hetimin e aksidenteve në aviacionin civil, organizimin e trajnimeve të përbashkëta të hetuesve, shkëmbimin e praktikave të mira, informacionit, ekspertëve dhe pajisjeve në fushën e hetimeve të sigurisë në aksidentet ajrore, si dhe pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e ekipeve hetimore në rast të një aksidenti me përmasa katastrofike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënshkruesit nënvizuan se përfundimi i një marrëveshjeje të tillë konfirmon marrëdhëniet e mira të deritanishme në mes të dy vendeve tona në fushën e Hetimit të Aksidenteve Aeronautike, dhe krijimin e një kuadri të përbashkët për bashkëpunim profesional në të ardhmen në mes të dy Autoriteteve hetimore, të cilat kanë për synim efikasitetin më të madh, profesionalizmin, të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë së Aviacionit Civil në vendet tona.


Memorandumin e Bashkëpunimit në emër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës e nënshkroi Mirsim Beqiri, kryesues i KHAIA-së, ndërsa në emër të Komitetit të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Maqedonisë nga Zoran Ilevski-Kryesues i KISIV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori