Roma dhe Milani luajtën baras (2-2) në San Siro, ndërsa ishte një paraqitje e mirë e mbrojtësve të të dyja skuadrave.

Interi pësoi në derbin tjetër nga Napoli në San Paolo (4-2), mirëpo Fredy Guarin ishte njëri nga ata që patën paraqitje të mirë individuale.


Lazio mposhti Livornon me dy golat e Kloses, kurse Valero e Rossi ishin protagonistë në triumfin e Fiorentinas ndaj Bolognas (3-0).

Formacioni i javës së 16-të në Serie A (4-3-3):

Portier: Angelo Da Costa (Sampdoria).

Mbrojtës: Matteo Darmian (Torino), Mehdi Benatia (Roma), Cristian Zapata (Milan), Urby Emanuelson (Milan).

Mesfushorë: Borja Valero (Fiorentina), Lucas Biglia (Lazio), Fredy Guarin (Inter).

Sulmues: Carlos Tevez (Juventus), Miroslav Klose (Lazio), Giuseppe Rossi (Fiorentina).

/Telegrafi/