LAJMI I FUNDIT:

Heronjtë e padukshëm të Klinikës së Onkologjisë

Heronjtë e padukshëm të Klinikës së Onkologjisë
Besnik Saramati, Fizikan Mjekësor

Fizikanët Mjekësor janë profesionistë që kanë një rol thelbësor në trajtimin e pacientëve me kancer, duke siguruar që terapitë me rrezatim të jenë të sakta, të sigurta dhe efektive

Besnik Saramati
PhD Kandidat në Universitetin e Sarajevës
Fizikan Mjekësor

Përkundër kësaj përgjegjësie jetike, ata janë lënë pas dore sa i përket vlerësimit dhe shpërblimit të tyre me një pagë dinjitoze. Aktualisht, ata përballen me mungesë përkrahjeje institucionale, duke u paguar shumë më pak sesa meritojnë, ndonëse mbajnë përgjegjësi të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve.


Në shumë vende të rajonit dhe Evropës, Fizikanët Mjekësor shpërblehen më mirë se vetë mjekët onkologë, duke reflektuar rëndësinë dhe ekspertizën e tyre. Në Kosovë, përkundër përgjegjësive të njëjta, ata trajtohen padrejtësisht, gjë që kërkon ndërhyrje dhe përmirësim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

Fizikanët Mjekësorë dhe Ekspertët e Fizikës Mjekësore meritojnë vlerësimin e duhur!

Fizikanët Mjekësor në specializim mbajnë përgjegjësi jetike për jetën e pacientëve, por është e padrejtë që, pavarësisht rëndësisë së punës së tyre, ata paguhen me një koeficient vetëm 7.4!

Nga ana tjetër, Ekspertët e Fizikës Mjekësore, të cilët mbajnë përgjegjësi të plotë si për Fizikanët në Specializim, ashtu edhe për të gjitha detyrat e tjera kritike në Radioterapi dhe Brahiterapi, paguhen me një koeficient vetëm 8 – një trajtim i padrejtë dhe i padenjë për ekspertizën e tyre.

Për një sistem shëndetësor më të mirë dhe rritjen e cilësisë në trajtimet onkologjike dhe jo vetëm, ata duhet të paguhen me koeficientin 12, ashtu siç ishte paraparë fillimisht!

Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme nga Presidentja, Ministria e Shëndetësisë, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, ato kanë hasur në veshin e shurdhër, gjë që ka bërë që shumë ekspertë të Fizikës Mjekësore të dorëhiqen, tre nga ata, vetëm vitin e fundit.

Nëse nuk merren masa të duhura, ky profesion rrezikon të shuhet në të ardhmen, në vend që të përparojë dhe të zhvillohet siç e meriton.

Një trashëgimi e ndërtuar me përkushtim dhe dije nuk duhet të mbetet në hije, por të ushqehet me vizion, mbështetje dhe inovacion. Le të mos lejojmë që një thesar i çmuar të venitet – përkundrazi, ta mbrojmë dhe ta pasurojmë për brezat që vijnë.

E ardhmja ndërtohet sot!

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori