LAJMI I FUNDIT:

Helikopteri i NATO-s zhduket në Detin Jon

Helikopteri i NATO-s zhduket në Detin Jon

Një helikopter i forcave kanadeze, i angazhuar në një operacion mbikëqyrjeje të NATO-s, me gjashtë persona në bord, është zhdukur në ujërat ndërkombëtare mes Greqisë dhe Italisë, bëri të ditur një burim ushtarak grek.

“Konfirmoj se ka pasur një aksident ku është përfshirë një helikopter që vinte nga një anije që ishte nën komandimin e NATO-s”, deklaroi kolonelja, Juanita Chang, cituar në një komunikatë të Aleancës Atlantike.

“Forcat e armatosura kanadeze (FAC) kanë shpjeguar se kontakti me helikopterin, një CH-148 Cyclone, i vendosur në bordin e një fregate NCSM Fredericton, kishte humbur ndërkohë që ai merrte pjesë në manovrat me anëtarët aleatë pranë Greqisë”.


Pjesët e helikopterit kanadez të zhdukur, i angazhuar në një operacion të NATO-s u gjetën në Detin Jon mes Greqisë dhe Italisë, njoftoi një burim ushtarak grek.

“Pjesët e helikopterit u gjetën në zonën e kontrollit dhe ndërhyrjes italiane në Detin Jon dhe Greqia dërgoi një helikopter detar për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit”, theksoi i njëjti burim. /kp/Telegrafi/