LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Pres që kjo Qeveri t’i ketë 101 zëvendësministra në ditën e 100-të (Video)

Haziri: Pres që kjo Qeveri t’i ketë 101 zëvendësministra në ditën e 100-të (Video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij, i ka dhënë 100 ditë kohë Qeverisë Haradinaj, që më pas të ketë reagim të fuqishëm opozitar.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka theksuar se pritja më e madhe nga ky ekzekutiv, është që numri i zëvendësministrave të shkojë në 101.

“Kemi një qeveri që është marrë me kompensime financiare dhe blerje të qetësisë politike. Nuk mund të ketë stabilitet, paqe sociale dhe qetësi, duke ndërhyre sikurse në rastin e Kumanovës, çështje e cila duhet të lihet në dorën e drejtësisë”, ka shtuar Haziri.


Sipas tij, kemi të bëjmë më një ekzekutiv ‘gllomaz’, e cila është konsumuese e madhe e buxhetit.

“Nëse flasim për zgjedhje të reja, unë mendoj se pasi të kryhen procedurat dhe betimi i kryetarëve të ri të komunave – do të zgjatë deri në fund të vitit. Janari e shkurti, ndonëse janë muaj të ftoftë, besoj së në aspektin politik nuk do të jenë të tillë”, ka shtuar Haziri./Telegrafi/

Videon lidhur me këtë çështje mund ta shikoni nga minuta e 24-të.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1983964574953242/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori