LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Në zgjedhjet e ardhshme, do ta mposhtim PDK-në (Video)

Haziri: Në zgjedhjet e ardhshme, do ta mposhtim PDK-në (Video)

E plotësuar: Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri – njëkohësisht nënkryetar i partisë qeverisëse, LDK – është i bindur se subjekti i tij do të dal i pari në zgjedhjet e ardhshme, duke e mposhtur edhe PDK-në.

Këto komente ai i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, duke deklaruar se nuk e synon postin e të parit të Lidhjes Demokratike, që aktualisht e mban kryeministri Isa Mustafa.

“LDK-ja është shumë afër numrave që të dalë e para në Kosovë, sipas sondazheve të fundit, që janë serioze dhe neutrale e që nuk janë porositura nga LDK. Kjo i bie se në zgjedhjet e ardhshme, LDK do të dalë e para në vend”, tha ai.


Ai foli edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që sipas tij duhet të votohet. Ndërkaq, për zgjedhjet lokale, ai tha se në Gjilan shpreson që kandidati fitues të jetë nga LDK, porse ai nuk do të rikandidohet. /RTV D/Telegrafi/

https://youtu.be/0ejiBophYtI?t=4481

Haziri: Koalicioni qeverisës i ka votat për Demarkacionin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se koalicioni qeverisës i ka votat për të kaluar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka theksuar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, se votat janë porse duhet, sipas tij, të mobilizohen që deputetët të votojnë pa qenë nën presion dhe pa shantazhe.

“Ky koalicion i ka pasur votat me e zgjedh Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president. Në momentin kur votojnë 30 deputetë të LDK-së pro një çështje, cila është arsyeja që tre deputetë të votojnë kundër. Do të duhej që këta persona, në të ardhmen, të gjejnë forume politike, ku mendimi i tyre përputhet me vendimet e partisë”, ka shtuar Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Hehir: Qeveria Kurti bëri në veri atë që do të bënte secili shtet që respekton veten

Hehir: Qeveria Kurti bëri në veri atë që do të bënte secili shtet që respekton veten

Lajme
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Kalo në kategori