Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka deklaruar se mungesa e vullnetit politik është shkaku kryesor për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se situata po zvarritet në mënyrë të papranueshme dhe e ka cilësuar atë si të “gjatë dhe të neveritshme”.


“Ka mungesë të vullnetit politik për konstituim të Kuvendit. Është bërë e gjatë dhe e neveritshme si situatë”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kritikuar gjithashtu përfshirjen e institucioneve të pavarura në vendimmarrje politike, duke theksuar se vendimet që u takojnë politikanëve nuk duhet t’u delegohen organeve të tjera.

“KQZ-ja dhe Kushtetuesja janë bërë organe që po sjellin vendime përmes mekanizmave tjerë politik që nuk do të duhej me qenë”, u shpreh Haziri.

Sipas tij, procesi i konstituimit duhet të trajtohet me përgjegjësi politike dhe të mos bartet te institucionet që kanë rol teknik apo ligjor, jo politik./Telegrafi/