LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19

Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media të mërkurën, është shprehur se në këtë komunë në javën e fundit ka rritje drastike të infeksionit me COVID-19.

Ai tha se burimi i infeksionit në Gjilan janë vizitat për ngushëllime dhe ahengjet e vogla familjare, por jo edhe institucionet shkollore e ato publike.

“Sot i kemi 247 raste aktive dhe është rritje drastike e infeksionit me COVID-19 në javën e fundit. Kemi trefishim të rasteve të vizitave në shtëpi te pacientët e prekur nga virusi. Pra, janë deri në 50 vizita shtëpiake që ekipet e Qendrës së Mjekësisë Familjare i realizojnë. Ndërkohë, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 47 pacientë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë”, tha Haziri, pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.


“Po punojmë për një Gjilan pa virus, por deri në ardhjen e vaksinave, duhet të kemi kujdes sipas rekomandimeve të IKSHPK. Rritja e infeksionit është tregues i qartë që duhet t’i kushtojmë rëndësi masave mbrojtëse, përdorimit të maskës dhe distancës, në mënyrë që ta preventojmë përhapjen”, përfundoi Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori