LAJMI I FUNDIT:

Haziri me akuza ndaj Kurtit: Qeveria në qiell e populli në buqillë

Haziri me akuza ndaj Kurtit: Qeveria në qiell e populli në buqillë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, ka thënë se ekipi i kryeministrit Albin Kurti është i “paaftë”, ndërsa populli është në vështirësi, pasi  shesin “mjegull” për ta mbuluar paditurinë e tyre.

Sipas tij, veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie e drejtues tjerë institucionalë i pëlqen atij, kryekuvendarit dhe Presidentes.

Haziri e ka akuzuar Kurtin se nuk është duke dhënë përgjigje për një serë çështjes siç është draftimi i Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe ose kur do të zbatohet vendimi për hapjen e urës Ibërit që sipas Hazirit ky vendim është marrë me urdhër të Kurtit.


“Kurti nuk tregon kur betohen kryetarët e rinj të komunave veriore,  kur kthehen zyrtarët bojkotues të institucioneve në veri, kur zbaton draftimin e Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe e kur zbaton vendimin me kërkesen e tij për hapjen e urës per veriun e Mitrovicës”, ka shkruar në Facebook Haziri.

Më tej ai ka thënë se kryeministri nuk ka as një datë se kur do të përfundojnë autostradat e nisura për Gjilan, Mitrovicë e Pejë.

“Kurti nuk tregon planin për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre për Mitrovicë dhe komunat në veri, nuk tregon kur ia kthen buxhetin vetanak komunave, nuk tregon kur përfundon autostrada për Gjilan, Mitrovicë e Pejë, si dhe 780 milionë euro të investimeve kapitale kur përfundojnë”.

“Kurti nuk tregon kur ta merr shpresën se i duhet me vazhdu shitjen e mjegullës politike për paaftësinë e ekipit dhe bedelëve të tij… Për të tjerët s’ka gajle. Populli thotë: Qeveria në qiell e populli në buqillë!”, ka përfunduar Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori