Eden Hazard është kthyer në objektiv primar të Barcelonës për këtë verë, që kërkohet që një kohë të gjatë edhe nga Real Madridi .

Katalunasit kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, ku nuk do të mungojnë blerjet.


Barcelona sapo ka nënshkruar marrëveshje me brazilianin Arthur Melo, si zëvenësues të Andres Iniestas dhe Paulinho.

Dyshja janë larguar drejt Japonisë dhe Kinës.

Pasi që dështoi në nënshkruajë me Antoine Griezmann, klubi vazhdo të kërkojë një lojtarë të profilit të lart që luan në krah të sulmit.

GettyImages 960168842 Eden Hazard te Chelsea (Getty Images)

Blegu Eden Hazard padyshim i plotëson të gjitha kriteret dhe Barcelona është vënë seriozisht pas tij.

Me Hazard në skuadër, Barcelona do të kthehej në njërin prej klubeve më të frikshme.

GettyImages 952656392 Chelsea mund ta humbas Hazardin (Getty Images)

Për Hazard tash e disa vjet Real Madridi ka interesim të madh për të dhe pritet që këtë verë të ketë rivalitet të madh mes palëve. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app