LAJMI I FUNDIT:

Hazard flet për të ardhmen e tij dhe fituesin ‘meritor’ të Topit të Artë

Hazard flet për të ardhmen e tij dhe fituesin ‘meritor’ të Topit të Artë

Ylli belg, Eden Hazard këmbëngul se do të qëndrojë me Real Madridin, ndërsa beson se Karim Benzema meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022.

Pavarësisht problemeve që ka që nga ardhja në kryeqytet nga Chelsea, Hazard ka mbetur i bindur se do t’ia dalë me Los Blancos.

“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem sepse e di që mund të kontribuoj me gjëra që nuk kam mundur t’i bëjë ende, dhe klubi e di këtë”, ka thënë fillimisht Hazard.


“Kam një vit e gjysmë që u them se kam dhimbje në kyçin e këmbës dhe se kjo më shqetëson”.

Eden Hazard konfirmon planet rreth të ardhmes së tij
Lexo po ashtu Eden Hazard konfirmon planet rreth të ardhmes së tij

“Skenari më i mirë është të kem përgatitje shumë të mirë, të luaj, sepse nuk kam luajtur shumë për një kohë të gjatë, të luaj mirë, të ndihmoj në fushë në çdo ndeshje, të shënoj gola, të shkoj në Kupën e Botës në Katar dhe të kemi një Botëror të mirë, si ai që patëm në Rusi”.

“Të kem një super vit, një vit të plotë pa probleme fizike, pa asgjë, ta lidhim dhe ta shijojmë, siç kam bërë gjithmonë”.

Bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Benzema, mendohet gjerësisht se është favoriti për të fituar Topin e Artë të këtij viti dhe Hazard beson se francezi e meriton më shumë se kushdo tjetër për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2022.

Deklarata e Thierry Henryt bëhet virale pas kërkesës që i bën 'France Football': Mbyllni votimin, Benzema e fiton 'Topin e Artë'
Lexo po ashtu Deklarata e Thierry Henryt bëhet virale pas kërkesës që i bën 'France Football': Mbyllni votimin, Benzema e fiton 'Topin e Artë'

“Unë mendoj se nuk ka asnjë lojtar tjetër si Karim. Benzema ka fituar 99 për qind të Topit të Artë”.

“Me votat nuk e di se çfarë do të ndodhë, por mendoj se do t’i shkojnë Karimit dhe shpresoj se e meriton”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori