LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu premton fuqizimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë

​Haxhiu premton fuqizimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe bashkëpunëtorin e tij, ekspertin nga projekti EUKOJUST, Dragomir Yordanov.

MD njofton se “gjatë takimit, drejtori i Akademisë falënderoi ministren për mbështetjen e dhënë në drejtim të hartimit të koncept-dokumentit për Akademinë e Drejtësisë, si dhe në partneritetin e treguar gjatë procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit”.

“Më tutje, Fejzullahu njoftoi ministren për punët e bëra në ndërtesën e re për Akademinë e Drejtësisë, si dhe mbi organizimin e takimit me donatorë, i cili duhet të mundësojë koordinimin e donatorëve edhe në aspekt të ofrimit të ndihmës për përfundimin e punimeve në ndërtesën e re të Akademisë’, njofton MD.


Tutje, në njoftim thuhet se ministrja e Drejtësisë njoftoi Fejzullahun që i njëjti mund të llogarisë në bashkëpunim të përhershëm me Ministrinë e Drejtësisë, në të gjitha çështjet që ndërlidhen me funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për sektorin e drejtësisë.

Ndër të tjera, ministrja theksoi nevojën për ngritjen e kapaciteteve të trajnimit në kuptim të fushës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhunës në familje dhe krimeve të luftës.

“Ajo potencoi ndihmën që Ministria i ka dhënë Prokurorisë Speciale në qëllim të ngritjes së kapaciteteve, dhe ofroi mbështetje të pamohueshme edhe për Akademinë, në qëllim të funksionimit të saj sa më efikas”, bën të ditur MD. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori