Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se punëdhënësit duhet të zbatojnë vendimin e Qeverisë sa i përket masave masave parandaluese që ka marrë Qeveria për Coronavirusin.
Ajo ka deklaruar se pika e parë e vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve, ndërsa në rastet e nënave vetushqyese ky vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mos-përmendjes shprehimisht në vendim, transmeton Telegrafi.
“Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme. Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Ministrja Haxhiu ka thënë se qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se do të denoncojnë secilin punëdhënës që e shkelë vendimin.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës para dy ditësh ka ndërmarrë disa masa parandaluese lidhur me coronavirusin, me ç’rast është vendosur që të ndërpritet procesi edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë