LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Institucionet e shtetit, policia, prokuroria e gjykata, duhet të jenë në mbrojtje të viktimave

Haxhiu: Institucionet e shtetit, policia, prokuroria e gjykata, duhet të jenë në mbrojtje të viktimave

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka marrë pjesë në Konferencën “Dhuna në familje dhe në baza gjinore: Thyerja e Heshtjes”, të organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe UN Women.

Gjatë kësaj konference, Ministrja Haxhiu ka shpalosur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë kundër dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore.

“Pabarazia dhe dhuna, veçanërisht ajo gjinore, janë të lidhura ngushtë mes vete. Si qeverisje e re jemi të përkushtuar që të zbusim pabarazinë ekonomike, por po ashtu jemi thellë të përcaktuar që të mbrojmë dhe ndihmojmë gratë që janë viktimë e kësaj dhune. Institucionet e shtetit, policia, prokuroria e gjykata, duhet të jenë në mbrojtje të tyre dhe jo të paragjykojnë viktimat”, ka deklaruar Haxhiu.


Para të pranishmëve, ministrja Haxhiu ka folur për rëndësinë e luftimit të çdo lloj forme të dhunës me theks të veçantë asaj në baza gjinore.

Ministrja Haxhiu ndër tjerash ka folur edhe për përkushtimin e Qeverisë për luftën kundër dhunës në familje ndërsa ka treguar se Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për strehimoret për të cilat Ministria e Drejtësisë ka bërë kërkesë që t’i kthej nën ombrellën e këtij dikasteri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Lajme
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Lajme
Kalo në kategori