Shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka akuzuar udhëheqjen e Komunës së Prishtinës për mashtrim me ndriçimin publik.

Havolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se udhëheqësit e Komunës me ndërrimin e poçeve po përpiqen të përvetësojnë projektet e realizuara të ndriçimit publik në kohën e qeverisjes së LDK-së me Komunën, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë e Havollit:  “Komuna e Prishtinës, e ndal ndriçimin publik 1-2 javë dhe ua ndërron poçat elektrik (krejt në rregull deri këtu). Po kur po dalin e po na tregojnë se si e ndriçuan një lagje, e cila në fakt ka qenë e ndriçuar...mosvet. Mashtrimi se po i ndriçoni rrugët, me fotografi të Facebook-ut, është i ulët. Prandaj, udhëheqës të Komunës së Prishtinës, promovojeni si ndrrim i poçave sepse lagjet që ju po i promovoni se i keni bërë me ndriçim të ri, janë lagje që kanë pasur ndriçim për vite të tëra” (sic.), ka shkruar Havolli. /Telegrafi/