LAJMI I FUNDIT:

Hava Shala tregon për arrestimin e saj nga UDB-ja: Ishin si hienat

Hava Shala tregon për arrestimin e saj nga UDB-ja: Ishin si hienat

Hava Shala, një ish-burgosur politike, ndau përvojat e saj të tmerrshme nga arrestimi nga forcat e UDB-së. Shala ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua dhe dënua më vonë më shtatë vjet burg për shpërndarjen e një pamfleti politik.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Debat Plus” ajo kujton momentin e arrestimit, teksa përshkon situatën e frikshme, duke thënë se ata ishin shqiptarë që kishin ardhur për të arrestuar nxënësit.

“Isha ora e dytë e mësimit… Dhe, pa pritur hapet dera me këmbë dhe hynë tre policë specialë në klasë. I katërti rrinte tek dera. Ata i thanë emrat tanë mësimdhënësit. I thanë asnjë fjalë dhe asnjë hap nuk guxon ta bësh… Policët ishin shqiptarë. Ata kanë shikuar. E kanë ditur saktë ku jemi ulur… Populli thotë: ‘si macën në thes’. Vetëm më kanë kap. Atëherë kam qenë hall ligë. Më kanë kap prej jakne dhe më kanë ngritur prej karrige dhe me kanë çuar peshë. I kanë marrë edhe Zogën e Zyrafeten. Dhe na kanë nxjerrë jashtë. Më kanë ngreh zhag nëpër tokë… Ata nuk thanë emra. Ata ishin sikur hienat. Ishin pa emër… Më çuan në stacionin e policisë. Ka qenë aksion rrufe. I thonin edhe vetë, aksion rrufe…”, ka thënë Shala.


Shala vazhdoi të përshkruajë përvojat e saj pas arrestimit.

“Janë ardhur një grup  burrash. Më kanë rrethuar. E paveshur. Hala e paveshur. Edhe kanë filluar të bërtasin, të godasin, të shtyjnë. Koka më së shumti dhimbte kur takohej për muri… Veshin e majtë e kam të shurdhër. E kam prej tij momenti. Dikush aty më goditi. Ishin si llava e ujqve. Kanë qenë e njëjta kategori që na morën te shkolla. Nuk kanë qenë policë të rëndomtë…”, ka shtuar Shala. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori