Harroni finalen, harroni CR7 – mbreti Messi kthehet me super pasim (Video)
Superylli i futbollit botëror, Lionel Messi, ka shfaqur një tjetër performancë fenomenale për kombëtaren e tij.
Pas pasimit të jashtëzakonshëm për Jordi Alban në Copa del Rey, Messi u kthye me një pasim të mirë për Di Marian në fitoren e Argjentinës kundër Hondurasit.
Ndoshta nuk është shndërruar në gol, por vizioni i Messit në këtë pasim është thjesht unikal, shkruan Telegrafi.
Messi me këtë lëvizje na bën t'a harrojmë finalen e Ligës së Kampionëve për një çast. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































