LAJMI I FUNDIT:

Harris siguron vota të mjaftueshme për t’u bërë kandidatja nga radhët e demokratëve

Harris siguron vota të mjaftueshme për t’u bërë kandidatja nga radhët e demokratëve

Kamala Harris është gati të jetë gruaja e parë me ngjyrë në krye të SHBA-së.

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar vota të mjaftueshme nga delegatët demokratë për t’u bërë kandidatja e partisë për presidente të vendit, ka njoftuar Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime Harrison.

Bëhet e ditur se procesi i votimit në internet nuk përfundon deri më 5 gusht, por fushata e Harris ka njoftuar se zëvendëspresidentja ka kaluar pragun për të pasur shumicën e votave të delegatëve, shkruan euronews.


Njoftimi erdhi pasi ekipi i fushatës njoftoi se kanë mbledhur 310 milionë dollarë vetëm gjatë muajit korrik, një shumë mbresëlënëse që tregon se donatorët që dikur dukeshin të trembur për zgjedhjen e tyre për president, tani po ofrojnë male me para.

Harris mbledh 310 milionë dollarë në korrik me fushatën e saj që po i jep 'energji' votuesve dhe donatorëve
Lexo po ashtu Harris mbledh 310 milionë dollarë në korrik me fushatën e saj që po i jep 'energji' votuesve dhe donatorëve

Ndryshe, Harris është gati të jetë gruaja e parë me ngjyrë në krye të SHBA-së dhe është shprehur “e nderuar që është kandidatja e supozuar demokrate”.

“Nuk do të jetë e lehtë. Por ne do ta bëjmë këtë”, tha Harris.

“Si presidentja juaj e ardhshme, e di që jemi gati për këtë luftë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Amerika
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
Kalo në kategori